Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në parlament nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministres së ekonomisë Anila Denaj.
Kryemadhi iu drejtua ministres duke i thënë se ka marrë përsipër një detyrë të rëndësishme pasi i duhet të mbrojë transakionet e kryeministrit Edi Rama.
“Kjo zonja këtu duhet të kuptoj shumë mirë që banka e shtetit të Singaportit që ka falimentuar nuk mund të shpëtosh dot transaksionet e shefit tënd. Ke marrë përsipër një punë shumë të vështirë. Je e gatshme të sakrifikosh fëmijët e tu për të Edi Ramës?
Kush nuk ka fuqi të përballet të dalë dhe të ikë. Nuk paska socialistë që kanë përfunduar shkollat për tu bërë ministra. Ti mund të ishe ministër (i drejtohet Ballës) dhe ai nuk ju do ju. Ai e do PS për të pastruar paratë e veta. Nuk mund t’ju dojë ju sepse nuk keni standard etik. Ju jeni démodé. Ju nuk jeni si ai, ai është artist, ju jeni fshatar.
Bashkisë Skarpar i keni bllokuar buxhetin. Bllokoja rrogën kryetarit të bashkisë por mos i bllokoni bukës fëmijëve në çerdhe.”- tha Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post