Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka sulmuar nga foltorja e Kuvendit ministren e re të Financave, Anila Denaj. Kryemadhi tha se ajo u bë ministre prej lidhjeve me familjarët e kryeministrit, ndërsa shtoi gjithashtu se përpara asaj meritonin të bëheshin ministra gratë dhe burrat socialistë.
Kryemadhi tha se:
“Ai nuk iu do ju, sepse ju nuk keni asgjë të përbashkët me atë. Ju nuk jeni si ai, sepse ai është njeri artist me shpirt të hapur, ndërsa ju jeni fshatarë. Edhe kur erdhi nga Parisi me thonj të paprerë siç thoshte Fatos Nano dhe sot që është kryeministër”.
Diskutime rreth kësaj post