Trupi i pajetë i peshkatarit të mbytur në lumin Drin nuk është gjetur ende, ndësa polumbarët e RENEA-s u larguan duke ndërprerë kërkimet. Kjo ka acaruar familjarët të cilët të irrituar thanë se polumbarët ishin amatorë dhe pa mjete të nevojshme për të bërë kërkime në lumë.
Në këto kushte familjare e banore të zonës kanë nisur ta kërkojnë vetë me mjete rrethanore. Vëllai i viktimës, Shyqyri Zeqja tha për mediat se “është turp që shteti vjen me dy amatorë polumbarë pa mjet lundrues pa kurrgjë”. Ai tha se më tej u shpreh se “shteti nuk dëgjohet fare”.
54-vjeçari Agim Zeqja është mbytur teksa po zinte peshk pasditen e së hënës.
Video:
Diskutime rreth kësaj post