Tre viktima janë shënuar deri më tani në familjen Bilali. Telenovela e vrasjeve ka nisur në vitin 1998, ku i pari prej tyre ishte Bujari. Historia nuk mbaroi këtu. Në maj të vitit 2010, persona ende të paidentifikuar, tentuan të ekzekutojnë Arbenin, ish-efektivin e policisë , duke e plagosur atë rëndë. Atë kohë ai i mbëltoi vdekjes pas 4 plumbave të marra në trup. Vrasësit nuk u ndalën me kaq.
Në gusht të po atij viti, mbeti i vrarë vëllai tjetër Leonardi. Ky ishte mundës për ekipin e Dinamos. Që prej asaj kohe, familja Bilali jetonte e ngujuar në banesë. Viktima e sotme, Arben Bilali nuk lëvizte nga banesa. Nuk dihet se si ka ndodhur që ai të dalë jashtë mureve të shtëpisë, por këtu dyshohet për ndonjë kurth të mundshëm dhe se vrasësit kanë pasur dijeni për daljen e tij. Në familjen Bilali është vëllai tjetër, edhe ky i ngujuar në banesën 3-katëshe pranë zonës së Selitës.
Diskutime rreth kësaj post