Jo një ftesë për darkë, siç ajo kishte shpresuar, por Cristiano Ronaldo i dhuroi një fanellë të tij me numrin shtatë, dhe një takim në Kontinasa, tifozes së Juventusit Elena Di Martino, të cilën portugezi e goditi padashje me një top në fytyrë, gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Kievos.
Topi i goditur nga Ronaldo, i theu hundën dhe syzet tifozes juventine, dhe ajo pas ndeshjes, i kërkoi me një postim në rrjetet sociale Ronaldos, që ta ftonte për një darkë.
Por sot, ai gjatë stërvitjes me Juven, ka takuar atë në qendrën stërvitore, dhe pasi bëri një foto me Elenën, i dhuroi nje bluzë me autografin e tij ku shkruhej: “Për Elenën një përfqafim.”
Vetë takimin e pasqyroi po tifozja Elena në rrjetet sociale, ku shkroi: “Dhurata ime për goditjen me top. Një kampion brenda dhe jashtë fushe… CR7”.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post