Juventusi ka arritur marrëveshje me Genoan për të nënshkruar me mbrojtësin Cristian Romero për 20 milionë euro.
Lëvizja e tij drejt Torinos nuk do të kryhet gjatë janarit por në fund të sezonit. Negociatat janë zvarritur për disa javë, por nuk kanë qenë sekrete, pasi plani fillestar ishte që lojtari të shkojë në huazim për 18 muaj te Genoa.
Sipas gazetarit të Sportitalia, Alfredo Pedulla, situata ka ndryshuar.
Të dy klubet në vend të transferimet dhe huazimit për 18 muaj, kanë vendosur ta mbyllën për 20 milion euro marrëveshje dhe një huazim vetëm gjashtë muaj te Genoa.
Kjo është një shumë e madhe e fituar nga Genoan pasi mbrojtësi kishte ardhur në korrik nga Belgrano për 1.65 milion euro.
Juventusi ka filluar të mendojë për mbrojtës, pasi në fund të sezonit Andrea Barzagli i jep fund karrierës në futbollin aktiv.
Diskutime rreth kësaj post