Sot paradite Erion Veliaj nisi një takim fasadë në godinat 26-27 të Qytetit Studenti.
Studentet dhe aktivistet e Lëvizjes Për Universitetin, Arbjona Çibuku dhe Evelina Dëma, u ngritën në këmbë dhe jo vetëm denoncuan gënjeshtrat e Veliajt për rregullimet e godinave, por edhe i kujtuan se është përgjegjësi kryesor për vrasjen e punëtorit 17-vjeçar Ardit Gjoklaj.
“Arditi kishte ëndërr të vazhdonte studimet universitare, por grykësia e Veliajt dhe pronarit të firmës së plehrave i morën jetën.”
Të bezdisur nga e vërteta, shoqëruesit e Veliajt ndërhynë me forcë, tentuan t’u merrnin celularët dhe në fund i nxorën jashtë studentet nga godina e mjerueshme ku ato banojnë.
Thirrjet e studentëve:
Jashtë keqbërësit nga mjediset universitare!
Drejtësi për Ardit Gjoklajn!
Studentët e bashkuar kanë për të fituar!
Video:
Diskutime rreth kësaj post