Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali e ftuar në Mbrëmje Ide në ABC News nuk dha një përgjigje konkrete sa i përket rikandidimit të Erjon Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës për zgjedhjet lokale, por vlerësoi punën e deritanishme të kryebashkiakut.
Pjesë nga intervista
A do rikandidohet Erjon Veliaj për Bashkinë e Tiranës?
“Erjon Veliaj ka bërë një punë që flet vetë, e vlerësuar nga të gjithë dhe në momentin që do ta bëjmë atë analizë besoj se do bëhet publike, nuk më takon mua të them cili është kandidati, por puna e kryetarit të bashkisë është e lavdërueshme”.
Ju prisni ta thotë Rama?
“Zyrtarisht ta thonë formuet e PS që merren me kandidaturat”.
Sa u takon kandidaturave të tjera për bashkitë, Spiropali theksoi se janë në proces konsultimi dhe dëgjesash.
“Jemi në proces konsultimi. Kemi kandiatët më të mirë. Shpresojmë t’i fitojmë këto zgjedhje, besojmë se aty ku qeverisin socialistët ka harmoni mes pushteit qëndror e lokal. I kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit Bashkisë Shkodër, Kukës, Tropojë.
Ne jemi duke punuar, kemi bërë dëgjesa lokale, njohim çdo probelmeatike të çdo zone e kemi vizionin se çdo bëhet në 4 vitet në vazhdim”.
Diskutime rreth kësaj post