Vazhdon edhe këto orë të pasdites kërkimi për grabitësin e djeshëm të bankës së nivelit të dytë në Tepelenë.
Tashmë ai është identifikuar dhe quhet Kristo Ruçi.
Ruçi hyri i veshur me rroba kamuflazhi në bankë dhe mbante në fytyrë një maskë, dhe me një armë në dorë terrorizoi punonjësit e bankës, duke marrë 5 milion lekë.
Ai sot falë një telefonate të gabuar është lokalizuar nga antenat celulare ndërsa bënte një thirrje, në zonën e Kurëleshit.
Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Faxneës, kërkimet për 35 vjeçarin vazhdojnë si në rrugë tokësore ashtu edhe ajrore.
Ruçi konsiderohet si një person me precedentë penalë në kultivimin e lëndëve narkotike.
Video:
Diskutime rreth kësaj post