Intervista e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, për emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’.
Si do organizohet protesta e 16 Shkurtit, do jetë si gjithë të tjerat?
Është shumë e thjeshtë, e para një herë tashmë nuk është më ideja për të bërë protestë dhe për të krijuar një tribu politike ku secili nga liderët partiak merr mikrofonin dhe flet. Tashmë sot opozita e ka më të rëndësishëm bashkimin e të gjithë faktorëve në një qëllimi të vetin, pra për krijimin e një klime komplet të re. Ne mendojmë që hapja e negociatave është shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Pavarësisht se iniciativa e qeverisë është zero mos të themi që është në të kundërt të mekanizmit, pra për hapjen e negociatave. Përkundrazi është refraktare. Dhe përveçse refraktare është edhe frenuese për të ecur përpara me këtë ritëm dhe ajo çka të bën përshtypje është që nuk i kushton vëmendje hapjes së negociatave dhe a kanë lidhje negociatat me protestën e opozitës, kanë lidhje shumë sepse hapja e negociatave i krijon disa standarde tjera jo vetëm politikës, por edhe qeverisjes, e dyta e kushtëzon qeverinë në disa kushte kondicione në të cilat ajo është e detyruar që të lëvizi me një ritëm tjetër. Në fund të ditës shqiptarëve nuk u intereson fare pozicionimi i partive politike, por u intereson se cili është përfitimi im si qytetar, a do paguajë më pak taksa, a do kem një punë më të paguar, a do të kem një shërbim shëndetësor më cilësor dhe të barabartë, a do të kem shërbim arsimor për fëmijët e mi cilësor, a do të kem infrastrukturë dhe të tjera me radhë. Të gjitha këto janë më të rëndësishme për shqiptarët se sa oratoria që bëjnë liderët politikë, ndërkohë nga ana tjetër do të shikojmë që jo vetëm janë të pakënaqur, por edhe për shkak të shpërnguljes së madhe të brezit të ri apo edhe të grupit më energjik.
Çfarë do të ndodhë në 16 shkurt?
Të gjitha këto nuk kanë më vlerë që të dalësh e të thuash që ne do protestojmë për të hequr Edi Ramën. Sepse njerëzit do thonë: Pse do duhet të dal unë të protestoj? Të heq një Edi Ramë për të sjellë një Edi Ramë tjetër? Por ama njerëzit do të protestojnë sepse do të shohin që sot nuk është çështja për të bërë një rotacion politik, sot është çështja e të dhënit fund të qenurit këtu ku jemi dhe protesta e 16 shkurtit ka të bëjë me vazhdimësinë. Ç’do të bëjmë? Do rrimë këtu ku jemi apo do ecim përpara?
Diskutime rreth kësaj post