Pasditen e djeshme në programin “Rudina” në Tv Klan ka qenë i ftuar një djalë i ri i cili edhe në përshkrimin e bërë nga vet programi ishte një piktor që synonte të bëhej aktor.
Por mesa duket Edlir Reka ka mashtruar drejtuesen e emisionit sepse menjëherë pasi është shfaqur në ekran në profilin e Rudinës në Instagram kanë shpërthyer komentet që e akuzojnë të riun si mashtrues, që shet mend me piktura të vjedhura e që s’janë të tijat e që gënjen kur thotë se ka fituar çmime në konkurse të rëndësishme.
Të gjitha këto komente nuk mund të anashkaloheshin nga prezantuesja e një prej programeve më të ndjekura e cila i ka shkruar 20-vjeçarit një shkrim në Instagram.
“Jo Edlir! Kjo këtu në Instagram është e para herë që ti pranon s epiktura jote është NJË KOPJE, me të cilën pretendon se ke fituar në Moske e krenohesh nëpër programe televizive se ajo qëndron e varur në Muzeun e Artit Modern atje!!! Nëse do ta dja më parë, sigurisht që s’mund të kishe qenë i ftuari im. prisja të kërkoje ndjesë në këtë postim tëndin e jo të vazhdoje akoma me mashkrime”, shkruan Rudina duke i kërkuar në fund falje publikut të saj.
Për të vërtetuar këtë më sipër vet prezantuesja ka vënë përballë ‘veprës’ së Edlir Rekës atë të piktorit kanadez Blu Smith. Këtë ‘denoncim’ e kanë bërë vet ndjekësit e Rudinës në fotot e postuara dhe të shkëputura nga emisioni i djeshëm transmetuar në Tv Klan.
Kjo nuk është hera e parë që ai del në televizor.
Më 10 dhjetor 2018, 20-vjeçari nga Berati ka qenë i ftuar në studion e një tjetër emisioni të pasdites në ekranet shqiptare.
Bieta Sulo e kishte ftuar Edlir Rekën në studio, asokohe pas nderimit me çmim të parë në Rusi, që siç pretendohet është sajesë. “Edlir Reka është një 20-vjeçar nga Berati, që sapo ka përfunduar liceun artistik për pikturë. Ai është cilësuar shpesh si djali i ngjyrave të forta…“nis sinkroni prezantues për të riun pa para se ai të hynte në studio për të shprehur emocionet e fitores përballë drejtueses Bieta Sulo.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post