Qendra e Skijimit në Brezovicë do të mbyllet për dy ditë.Kështu ka njoftuar drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina në një prononcim për mediat para pak çastesh, pasi humbi jetën zëvendësministri i Diasporës Arian Daci.
“E gjithë qendra do të mbyllet për dy ditë si pasojë e ngjarjes dhe hetimeve që do të zhvillohet për rastin. Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar mbrëmë se gjendja është shumë e vështirë si pasojë e reshjeve shumë të mëdha dhe s’ka qenë e mundur të pastrohen as rrugët e as pista në Qendër.”
Ai ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Daci dhe miqtë e tij, duke thënë se ngjarja do të hetohet.- tha Morina.
Kanë qenë dy orteqe, e njëri nga ta i ka zënë dy persona. Si pasojë, fatkeqësisht zotëri Daci ka mbetur pa shenja jete.”
Diskutime rreth kësaj post