Djali i Nexhat Dacit, i cili humbi jetën sot në Brezovicë, ishte i apasionuar pas skijimit dhe sporteve të rrezikshme.
Në profilin e tij në Fb, ai ka të publikuara foto nëpër vende të rrezikshme ku skijonte. ishte i lindur në vitin 1979 ndërsa pas vetes ka lënë gruan dhe dy fëmijët.
Arian Daci, djali i Nexhat Dacit, ka vdekur sot pas një aksidenti që ka pasur në Brezovicë.
41 vjeçari ishte i shkolluar për Farmaci derisa në Prishtinë njihej si djalë modest. Kishte punuar për një kohë në një kompani të sigurimeve.
Ariani ishte emëruar Zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Ky i fundit i ka shprehur ngushëllime Familjes Daci posa ka marrë lajmin për vdekjen e Arianit.
Diskutime rreth kësaj post