Deputetja demokrate Grida Duma ka rrëfyer se ka pasur një bisedë me Bashën para mbledhjes së kryesisë.
Ndër të tjera ajo ka thënë se i ka thënë kryetarit të PD-së se nuk kanë mundësi për eksperimente.
“Sot askush nuk ka arsye pse të tallet me demokratët, duhet të jemi të qartë, të dimë çfarë do realizojmë me protestat, të dimë që s’ka qeverisje me Ramën, duhet të nxjerrim kandidatët sa më shpejtë, të fillojnë nga puna për zgjedhjet.
Demokratët duan fitoren. Ata e meritojnë fitoren. Gjithçka që më shqetëson mua e kam diskutuar edhe më Bashën i ka thënë s’kemi më asnjë luks për të eksperimentuar.
Mua me dhimbsen demokratët, janë ata që kanë bërë opozitë në ditë të këqia, pa punë me borxhe”,- u shpreh deputetja. /albeu
Diskutime rreth kësaj post