Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shprehet se nuk e konsideron veten “kokë turku” teksa shpjegon arsyet e dorëheqjes se tij nga posti i sekretarit të grupit të PD. Në një intervistë për “Politika online” ai lidh dorëheqjen nga posti me mosarritjen e pritshmërive të tij në votimin e brendshëm partiak.
“Kam hyrë në politikë për të bërë një politikë ndryshe, jam për një rifreskim jo vetëm të emrave por edhe të dytyrave që qarkullojnë në politikë. Njerëzit nuk mund të rrijnë prej vitesh në politikë pa marrë përgjegjësi, sidomos kur nuk ka rezultate apo kur nuk arrihet një objektiv. Unë kam pretenduar në garën brenda partisë, për shkak të aktivitetit që kontributi i dhënë në opozitë të vlerësohej me votë në një masë më të madhe. Duke qënë se nuk arrita objektivin që kisha vendosur në mënyrë personale vendosa të largohem. E them që ky është një shembull kushdo që nuk arrin një objektiv del në një rresht më poshtë, bërë të bërë sërish opozitë”.
Salianji mohon zërat për krisje të marrëdhënieve me kryetarin Lulzim Basha, ndërsa kërkoi meritokraci dhe drejtësi në hapjen e PD drejt shoqërisë civile.
Diskutime rreth kësaj post