Kryeministri Edi Rama vazhdon të hapë ekspozita në Gjermani, por këtë herë i është përkushtuar skulpturës dhe poçarisë. Me këtë rast ai ka dhënë edhe një intervistë për Die Wel. I pyetur se çfarë pune bën si kryeministër ndërkohë që shfaqet si artist, Rama quan “punë” dhe sukses ndërrimin deri në 70% të kabinetit të tij të ministrave. Gjithashtu ai ka rrëfyer edhe ‘dashurinë e madhe” për kancelaren Merkel’, duke ju “lutur” që ajo të mos e braktisë.
“Nëse mund të jem i sinqertë me ju, jo aq shumë. Po u them diçka nga këndvështrimi im. Deri më tani kemi qenë jashtëzakonisht me fat pasi kemi punuar e jetuar në një kohë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Po, bashkë me Angela Merkel dhe Gjermaninë. Unë sinqerisht shpresoj që ajo të qëndrojë me ne, pasi vizioni i saj nuk humb kaq lehtë. Shpresoj shumë që Gjermania ta kuptojë se nuk është vetëm përgjegjëse për të ardhmen e fëmijëve gjermanë, por edhe të Europës dhe më gjerë. Bëhet fjalë për çështje pushteti mbi të gjitha”, thotë Rama për median gjermane.
Gjithashtu në këtë intervistë ai nuk ka harruar të guxojë që të flasë si një lider dhe “lojtar” global, pavarësisht se udhëheq një vend të vogël dhe të varfër. Pyetjes së Die Welt se, “Çfarë do të thotë që të udhëheqësh një vend? Që të jesh përgjegjës?”, Rama i përgjigjet;
“Është jeta e çmendur dhe e egër e një njeriu, që duhet të merret njëkohësisht me një numër të jashtëzakonshëm fatesh dhe temash. Nuk është më e lehtë që të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve për mua është shumë e drejtpërdrejtë dhe intensive. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet. Toka në të cilën lëviz është gjithmonë në lëvizje. Është si një lojë globale shahu”.
Diskutime rreth kësaj post