Ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka renditur arritjet kryesore të reformës në arsim nga ana e qeverisë së Partisë Demokratike.
Në përgjigjen dhënë një qytetari, z. Berisha përmend së pari rritjen e buxhetit për arsimin nga 2.6 % e GDP në vitin 2005, në 4.23 % në vitin 2013.
Ai përmend aplikimin e plotë të sistemit të Bolonjës, katërfishimin e numrit të studentëve për 1 mijë banorë, investimet e mëdha në infrastukturën univeritare, rritjen e pagave të pedagogëve, penetrimin e internetit në 63 % nga 4 përqind që ishte në vitin 2005.
Berisha thekson se “per studentet e shkelqyer, studentet e familjeve me ndihme ekonomike, ata me aftesi te kufizuar, prinder ne pension apo te papune, dhe per te persekutuarit u dhane dhjetra mijra bursa jo vetem nga qeveria qendrore por edhe pushteti vendor.”.
Po kështu ish-Kryeministri ka përmendur ndër të tjera edhe Fondin e Ekselencës dhe atë Brain Gain, që sot nuk ekziston më.
Ja përgjigja e plotë që ish-Kryeministri Berisha i jep qytetarit lidhur me reformat e qeverisë së PD në fushën e arsimit
Pergjigje zotit Skender Rekaj!
Miq, zoti Skender Rekaj gjate intervistes time me gazetaren Beti Njuma ne Ora Neës dhene ne vazhdim te emisionit te lajmeve te ores 20:00 dt 7 janar 2019 shkruan: Pyete doktorin cfare bere ti per studentet?
I nderuar zoti Skender, ndofta koha e kufizuar e intervistes nuk e leloi znj Njuma te me adresonte pyetje nga publiku ndaj dhe une ketu me poshte po i pergjigjem pyetjes tuaj .
Gjate periudhes 2005-2013 arsimi ka qene perparesi absolute e qeverise qe une kam drejtuar. Ne kete kontekst po rikujtoj dhr le ti marrim konkretisht me rradhe arritjet kryesore te reformes tone ne fushen e arsimit.
A- Buxheti per arsimin nga 2.6% e GDP qe ishte ne vitin 2005 u rrit ne 4.23 % ne vitin 2013 kurse buxheti per arsimin e larte se bashku me kredine e Bankes Boterore dhe fonde te tjera nga donatore, u rrit me 130%.
B- Ne arsimin e larte u aplikua plotesisht sistemi i Bolonjes
C- U zbatua per here te pare politika e dyerve te hapura per universitetet, politike te cilen vendet e tjera te lira e kishin zbatuar qe nga fillimi i viteve 1980. Si pasoje e zbatimit te kesaj politike u arrit
1- Numri i studenteve per 1000 banore u rrit nga 12 studente qe kishte Shqiperia ne vitin 2005 ne 52 studente per 1000 banore ne vitin 2013. Rikujtoj ketu se mesatarja e Bashkimit Europian ishte 43 studente per 1000 banore. Por perveç kesaj, shtoj ketu se Shqiperia ne vitin 2006 perqindjen e qytetareve me diplome universitare e kishte 8-12 here me te ulet se sa vendet e zhvilluara, dhe konkretisht e kishte 2.7 % kundrejt mesatarish 24% qe e kane vendet e zhvilluara.
Ndresa si rezultat i politikes kufizuese qe ndoqi Edvini per pranimet ne universitet, duke perjashtuar nga e drejta per te ndjekur studimiet e arta, maturantet me mesatare nen 7, norme qe nuk e ka asnje vend tjeter ne Europe, numeri i studenteve ne vitin 2018 ishte 58 mije studente me pak se sa ne vitin 2013.
2- Per studentet e shkelqyer, studentet e familjeve me ndihme ekonomike, ata me aftesi te kufizuar, prinder ne pension apo te papune, dhe per te persekutuarit u dhane dhjetra mijra bursa jo vetem nga qeveria qendrore por edhe pushteti vendor. Pra rreth 20% e studenteve ishin me burse shteti. Statistika e Institutit te te Perndjekurve Politik tregon se vetem per kete shtrese u dhane rreth 22300 bursa. Per studentet e tjere kishte tarifa por ato ishin 40% deri ne 128% me te ulta se sa tarifat aktuale.
Me kalimin e ligjit te klienteles per Arsimin e Larte Edvini rriti tarifat ne universitete nga 40 deri ne 128%.
Per te perballuar kete rritje te shpejte dhe te madhe te numerit te studentve per universitet publike ne vitet 2005 2013 u ndertuan -12 godina te reja,
-u dhane ne pronesi te tyre 12 godina te medha te institucineve te tjera,
-u ndertuan 6 shtesa ne godinat ekzistuese dhe
-u rikonstruktuan 12 godina ekzistuese. Po per kete qellim,
-Universitetit te Tiranes ju dha,
-trualli dhe financimi per kampus universitar.Kurse universiteteve te Vlores dhe te Durresit ju miratua trualli per ndertimin e kampuseve universitare per kete te fundit u hodhen themelet e nderteses se pare. Ne keto investime
-nuk perfshihen 95 projekte te tjera investimesh nen 100 mije dollare ne universitetet publike. Gjate viteve te fundit jane marre mbrapsht nga Edvini dy godina te medha dhene universiteteve te rretheve nga qeveria e meparshme. Tereni i dhene per kampus per universitetin e Tiranes u mor perseri dhe eshte shnderruar ne stacion autobuzash dhe parking nga Bashkia.
Per te perballuar rritjen e numrit te studenteve, Qeveria e meparshme garantoi nje kredi prej 16 milion euro nga qeveria gjermane per rikonstruksionin e godinave te qytetit studenti. Ne vitin 2011 nisi zbatimi i ketij projekti dhe ne vitin 2012 u rikonstruktua plotesisht godina e pare ne kete qytet.
Gjate viteve 2013-2018 ne zbatim te ketij projekti eshte perfunduar vetem nje godine e nisur me pare.
Per te perballuar procesin e mesimdhenies gjate viteve 2005-2013,
– numri i asistenteve dhe pedagogeve ne universitetet e vendit u rrit nga 6 mije ne rreth 11 mije, kurse
– rrogat e pedagogeve ne vitin 2013 u rriten 25 deri 69% krahasuar me vitin 2005. Keshtu, paga mesatare mujore nga 59,700 lek paga bruto ( 50,000 leke paga neto) qe ishte ne vitin 2005 arriti ne 93,000 leke si page bruto apo 74,700 leke si page neto. Kjo rritje nuk perfshin pagesen per oret suplementare apo mbi normen mesimore.
Kurse ne vitet e qeverisjes se Edvinit rrogat e pedagogeve jo vetem qe nuk u rriten por me taksen e tij progresive shumica e tyre u ulen ndjeshem.
Perveç ketyre ne funksion te rritjes se cilesise se mesimdhenies u investuan:
-7 milione dollare kredi e Bnkes Boterore me te cilat u blene:
-102 laboratore mesimore me vlere secili nga 60 deri ne 90 mije dollare
Ne fushen kerkimore shkencore nga Fondi i Kerkimit shkencor dhe marreveshje bilaterale jane financuar
-160 projekte. Vlera e projekteve varionte nga 15 mije deri 70 mije dollare. Ju rikujtoj ketu se pese vitet qe shkuan, buxheti per kerkimet shkencore ne universitetet e vendit ishte zero, vetem ne vitin 2019 jane parashikuar per kete qellim gjithsej 50 milion lek dhe ato akordohen vetem per projekte qe miratohen direkt nga ministri i arsimit.
-Fondi i Ekselences dhe Fondi i Brain Gain.
Me fondin e ekselences qe filloi ne vitin 2007 jane mbeshtetur 177 bursiste per studime universitare apo pas universitare ne universitet me prestigjioze te botes. Ky fond gjate ketyre viteve u pergjysmua dhe ne pjesen dermuesr u perdor per mbeshtetje te antiekselencave individe te deshtuar ne shkollimin universitar si Sugari i Edvinit, Endri Fuga qe ka marre krashas rroges te majme edhe 85 milione lek si burse ekselence apo djail i lakeut te Edvinit, Ymer Baze.
Kurse nga Fondin e Brain Gain prej 1,5 milion dollaresh gjate viteve 2005-2013 u rikthyen ne Shqiperi nga universitete dhe institucione te vendeve perendimore 140 eksperte, specialiste te fushave te ndryshme.
Ky fond sot nuk ekziston me.
Perveç ketyre u be per here te pare rankimi i universiteteve dhe shkollave te larta te vendit me njeren nga agjensite me serioze nderkombetare.
Keto ishin disa nga perpjekjet e qeverise qe une drejtova, te cilat se paku, pamedyshje deshmojne se arsimi ishte per ne nje perparesi absolute. Natyrisht arsimi i larte kishte nevoje per mbeshtetje edhe me te madhe dhe te vazhdueshme por kjo mbeshtetje pas vitit 2013 jo vetem nuk vazhdoi por pas miratimit te ligjit te klienteles per arsimin e larte disa prej ketyre arritjeve me ligjin e ri te shkaterrimit te arsimit te larte u zhbene.
I nderuar zoteri, sistemi arsimor universitar eshte pazgjidhshmerisht i lidhur me sistemin arsimor parauniversitar.
Gjate viteve 2005-2013 rroga per 40 mije arsimtar te cikleve parauniversitare u rriten sipas kategorive nga 120 deri ne 150%
Kjo u be per te ndaluar hemoragjine e tmerrshme, largimin masiv te mesuesve nga arsimi
Me kete rast ju siguroj se kurre ndonjehere nje qeveri nuk ka bere ne nje hark kohor kaq te shkurter nje rritje te tille rrogash ne sektorin e arsimit.
Pervec ketyre u ndertuan dhe rindertuan ne mbare vendin 1360 shkolla dhe objekte tjera arsimore te vendit
Ndjekja e shkollave te mesme nga nxenesit qe perfundonin klasen e 9 u rrit nga nga 68% qe ishte ne vitin 2005 ne 86% ne vitin 2012.
Ne vitin 2005 ne shkollat e Shqiperise rurale ne teresi rreth 45-50% e mesuesve ishin pa arsim perkates kjo per shkak te largimit masive te mesuesve nga pagat e ulta qe merrnin.
Kjo perqindje u ul disa here dhe zbriti ne 5-10 %
Ne arsimin e mesem u vendos matura shteterore
Sistemi i pranimeve te maturanteve ne universitet nga njeri ner me te korruptuarit te tokes u transformua ne sistem dixhital me zero korrupsion.
Ne vitin 2010 u vendos provimi per licensinin e mesuesve te rinj
Ne nje hark te shkurter kohor u shtri interneti ne te gjitha shkollat e vendit nga vetem 48 shkolla qe kishin internet ne vitin 2005.
U ngriten kabinetet e informatikes dhe nga 940 kompjuter qe kishte ne te gjithe sistemin arsimor ne vitin 2005 numri i tyre u rrit ne 24500 kompjuter ne vitin 2009
Se fundi ne vitin 2005 penetrimi i internetit ne Shqiperi nga 4,8% qe ishte ne vitin 2005 u rrite ne 63% ne vitin 2012. Po ne kete funksion tarifat per telefonin celular u ulen 3 deri ne pese here dhe perdorimi i telefonave mobile u rrit nga 38% qe ishte ne vitin 2005 ne 188% ne vitin 2012.
Ne vleresimin e bere nga studimi i PISA dy here me radhe te sistemit tone te arsimit parauniversitar Shqiperia ndonese renkon ulet, pati nje ngjitje te shpejte prej 14 pikesh nderkohe vitet e vleresuara ne masen 80% ishin te periudhes se qeverisjes se PD dhe resti nga qeverisja e PS. Pas vitit 2015 qeveria ka fshehur rezultatet e ketij studimi.
Keto ishin ne teresi disa nga perpjekjet dhe reformat e ndermara ne vitet 205-2013 per sistemin arsimior, me respepekt! sb
Diskutime rreth kësaj post