Mes replikash të ashpra ka kaluar mbrëmë emisioni “Dritare me Rudinën” në News 24 që kishte në fokus ekipin e ri të Bashës, zgjedhur në Këshillin Kombëtar.
Që në fillim, gazetarja Anila Basha kritikoi mungesën e transparencës sa i takon procesit të votimit që çoi në zgjedhjen e Kryesisë së re të PD.
Ndonëse kanë kaluar 5 ditë nga zgjedhjet, nuk është bërë publik procesverbali që do të kristalizonte numrin e votave për secilin prej kandidatëve dhe do t’i jepte fund aludimeve për manipulim të procesit.
“Nxirrni proces verbalin. Ka akuza për manipulim të procesit. Partia nuk është e jotja, por e atyre që e votojnë. Edhe unë jam pjesë e saj”, i tha Anila Basha Çlirim Gjatës zgjedhur tashmë Sekretar për Çështjet Ligjore në PD.
Një moment kulminant ishte edhe pyetja që gazetarja u bëri tre përfaqësuesve të PD, të pranishëm në panel; Oriola Pampurit, Çlirim Gjatës e Fatbardh Kadillit.
“A është Jozefina Topalli demokrate”, pyeti Basha panelistët e djathtë por askush prej tyre nuk i dha përgjigje kësaj pyetje.
Pampuri, Gjata e Kadilli ngurruan të shpreheshin për një prej figurave që në fakt ka një kontribut të jashtëzakonshëm në PD.
“Është një kryesi e delegjitimuar, sepse me i votuari ka vota më pak se gjysma e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe kjo s’ka ndodhur kurrë në historinë e PD. Ata që mbesnin jashtë kryesie se PD kishin vota me shumë se gjysma e anëtareve të këshillit. E dyta 90% e kësaj kryesie kanë më pak se 30 për qind të votave të Këshillit Kombëtar është mungesë përfaqësimi, është rrëzim i çdo emri të paraqitur aty. Përpara ata që votoheshin më shumë merrnin 80-90% te votave. Ata që ishin anëtarë të kryesisë së PD sigurisht merrnin mbi 70% të votave”, tha ditën e djeshme Topalli në një reagim për Klan, sa i takon zgjedhjeve për kryesinë e re.
Diskutime rreth kësaj post