“Mender kryeministri, torollak dhe xhahil!”. Kështu e ka etiketuar ish-kryeministri Sali Berisha, pasardhësin e tij Edi Rama, nisur nga deklarate tij të sotme, për rrugën Tiranë – Elbasan.
“Çmimi i segmentit prej 10 km Ibë – Tiranë, për shkak të vjedhjeve nga Rama Gjiknuri, që çmimi në tërësi i veprës të rritet nga 255 milion, me të cilin ishte fituar tenderi, në 420 milion dollarë, kjo sepse me vjedhje çmimi i segmentit Ibë – Tirane u rrit ne 17 milion dollarë për km ndërkohe që tuneli i Krrabës është hapur me 16 milion dollarë km”.
Reagimi i plotë i Sali Berishës
Torallak dhe xhahil mender kryeministri!
Sot gjate nje inspektimi ne vendin e krimit, rrugen Ibe – Tirane, 11 km rruge ne te cilat punohet nga 2013 deri sot, mender kryeministri deklaroi se kjo rruge qenka tenderuar pa projekt madje vetem sa nuk tha se faj e per vjedhjet e tmerrshme te 150 milione dollareve ne segmentin Ibe -Tirane e ka ndertimi i tunelit dhe segementi Krrab – Elbasan.
Te dashur miq, te besh nje deklarate te tille duhet te jeshe torallak dhe xhahil sepse sipas dokumentave qe nje xhahil apo torollak nuk mund ti kuptoje.
Autostarda Tirane – Elbasan:
– pasi ka perfunduar projekti i plote dhe jane paguar dhe parate firmes
– eshte hedhur per ndertim ne tender nderkombetar me fond limit 320 milion dollare te publikuar ne disa nga gazetat me te medha te botes
– per nderimin e saj treguan interes dhe moren pjese ne tender 7 kompani te medha nderkombetare
– ne vitin 2010 tenderin e fitoi me 253 milione dollare kompania e madhe greke Aktor
– kompania Aktor perfundoi plotesisht ne nje kohe prej 23 muajsh:
– Tunelin e Krrabes dhe
– segmentin Krrabe – Elbasan prej 17 km si dhe
– 3-4 km ne segmentin Ibe -Tirane dhe kreu punime te tjera te rendesishme ne kete segment
Qe nga fundi i vitit 2010 deri sot vazhdon vjedhja e paimagjinueshme ne kete veper.
Keshtu, çmimi i segmentit pre 10 km Ibe – Tirane, per shkak te vjedhjeve nga Rama Gjiknuri, qe çmimi ne teresi i vepres te rritet nga 255 milion, me te cilin ishte fituar tenderi, ne 420 milion dollare, kjo sepse me vjedhje çmimi i segmentit Ibe -Tirane u rrit ne 17 milion dollare per km nderkohe qe tuneli i Krrabes eshte hapur me 16 milion dollare km.
Prandaj miq, mender Kryeministri, per te fshehu sadopak vjedhjet e medha ne kete veper, te cilen ne 10 km e segmentit Ibe – Tirane punohet prej 6 vitesh, flet si xhahil dhe torollak pasi e di se qe te dy jane me mire se nje hajdut.
Diskutime rreth kësaj post