Suksesi më i madh i karrierës, “Të ka lali shpirt”, ka bërë bashkë Silva Gunbardhi dhe Dafin. 444 milionë klikime në Youtube numëron deri tani ky super-hit ndërkombëtar.
E ftuar nga Roza Lati në “Why Not” në Ora News, Silva tregoi nëse këto klikime janë të blera ose jo.
“Kur bëri 8 milionë në pak ditë, mu turrën gjithë gazetarët, Silva Gunbardhi ka blerë klikime. Se ku ti gjeja unë gjithë ato lekë të blija klikime nuk e di, por e dinë ata. E panë pastaj me kalimin e kohës që gabuan se shumë herë kanë gabuar duke shpifur për mua. Nuk ka problem, unë kam fituar imunitet. Nuk kam blerë asnjë klikim. Jo vetëm tek “Të ka lali shpirt”, por tek asnjë këngë se nuk ia vlen. Janë këngë me shumë klikime që nuk kanë arritur të dëgjohen dhe nuk kanë audiencë. Kur një këngë nuk ka audiencë, ç’i do klikimet.” sqaroi Silva.
Video:
Diskutime rreth kësaj post