Gjykata e Tiranës ka dënuar sot për shpifje kreun e PD-së Lulzim Basha.
Bëhet fjalë për shumën 50 mijë lekë gjobë për shkak të padisë që bëri deputeti Taulant Balla në lidhje me akuzat e liderit demokrat për “Toyota Yaris” që u kapën në Durrës kur tha se i përkisnin kreut të grupit parlamentar të PS.
Deputeti socialist pas vendimit tha për mediat se ky është një vendim historik.
“Ne politikanët duhet të kuptojmë që jemi qytetarë e duhet të trajtohemi njëlloj nga gjykata. Vendimi i gjykatës sot është një vendim historik ne duhet të reflektojmë gjatë. I pari që duhet të reflektojë është Lulzim Basha i cili sot është shpallur fajtor dhe duhet të shlyejë dënimin e merituar që sot gjykata dha. I kërkoj PD e Lulzim Bashës të heqë dorë nga kjo politike bajate e bazuar në shpifje.
Basha sot është shpallur fajtor dhe i detyrohet shtetit shqiptar të shlyejë dënimin që sot gjykata dha. “Do i kërkoja Bashës dhe PD-së që të heqin dorë nga kjo politikë bajate e bazuar në shpifje. Ky vendim gjykate të jetë një moment që PD të reflektojë në marrëdhënien ndërinstitucionale që ka qoftë me maxhroancën, qoftë me Kuvendin apo institucionet e tjera”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Balla foli dhe për 21 janarin e 2011 në 8-vjetorin e asaj dite. “Të jeni të sigurt që ai krim do hetohet dhe fajtorët do dënohen”, tha deputeti i PS.
Diskutime rreth kësaj post