Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka prezantuar ditën e sotme “Paktin për Universitetin”.
Për këtë Rama shkruan në “Tëitter” se është një ftesë diskutimi për të gjithë duke filluar nga pedagogët, studentët dhe deri tek drejtuesit e universitetit.
“Drafti i PAKTIT PER UNIVERSITETIN u prezantua sot nga ministrja Besa Shahini, si një ftesë për një Dialog gjithëpërfshirës, me pedagogë, studentë e drejtues të Universitetit🤗
Ky draft, që e gjeni më poshtë dhe që siç mund ta shihni shkon shumë përtej 8 kërkesave, do të reflektojë kritikat e sugjerimet që do të shprehen gjatë Dialogut, duke u kthyer edhe në bazën një partneriteti të ri qeveri/universitet, si edhe të marrëveshjeve të partneritetit mes ministrive e universiteteve🤝 Në këtë draft mund të gjeni edhe rrugët e adresimit të 8 pikave dhe afatet e përmbushjes së tyre😊”, shkruan Rama. /albeu
Diskutime rreth kësaj post