Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me disa studentë dhe pedagogë, në teatrin e ri “Art Trubina”, ku u prezantua nga ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, “Pakti për Universitetin”.
Por ky takim nuk i ka shkuar pa incidente, pasi disa studentë të grumbulluar para teatrit, kanë tentuar të përplasen me Kryeministrin.
Kanë qenë punonjësit e Gardës dhe policisë ata që kanë larguar studentët duke mos lejuar përplasjen fizike me Ramën.
Një studente e revoltuar i ka kërkuar shpjegime se si mund të daë para studentëve pa plotësuar kërkesat, ndërsa e kanë sfiduar duke i thënë “hajde na kthe përgjigje!”
Diskutime rreth kësaj post