Sot janë prezantuar detaje nga “Pakti për Universitetin”, nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini.
Ajo tha se do të shkarkohen të gjithë anëtarët e Bordeve të Administrimit.
“Bordet e Administrimit do të shkarkohen në të gjitha universitetet dhe anëtarët e rinj do të zgjidhen nga një proces i hapur që do të jetë transparent. Anëtarët e Bordit do të jenë figura të njohura, dhe një prej tyre do të zgjidhet nga studentët. Prandaj u bëj thirrje studentëve që të nisin të mendojnë për procesin e zgjedhjeve, jo vetëm të anëtarëve të bordit por dhe për Këshillat Studentor, aty nuk ka pasur zgjedhje”, u shpreh Shahini.
Diskutime rreth kësaj post