Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka folur sot për debatin që ka lindur për korrigjimin e kufijve të Kosovës. Edhe pse kreu i Kuvendit shqiptar në fillim është shprehur se nuk do ta komentojë një çështje të tillë, ai me tej tha se vendi ynë do respektojë çdo vendim që do marrë shteti i Kosovës, mjafton që ai të jetë i konsultuar me BE-në dhe me SHBA-të.
“Nuk dua të komentoj çështjen e kufijve të Kosovës. Por mund të them që Kosova është shtet sovran dhe ne duhet të respektojmë vendimet që do të marrin institucionet të Kosovës. Qëndrimi ynë është ky; Institucionet e Kosovës dhe partitë politike duhet të kenë një mendim unik.
Rruga e zgjidhjes së problemeve të Kosovës është rruga e dialogut. Dhe sëfundimi, shtetit i Kosovës, çfarë do lloje vendimi të marrin, duhet ta konsultojnë me BE dhe SHBA-të. Ky është qëndrimi”, tha Ruçi.
Diskutime rreth kësaj post