Presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët në lidhje me dekretimin e kryeministrit Rama si Ministër i Jashtëm.
“Kushtetuta është e para”, është përgjigjur në mënyrë të tërthortë Meta.
Parlamenti pritet të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të votuar përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa me interes pritet vendimi i Presidentit, Ilir Meta për Ministrinë e Jashtme.
Metës i është kërkuar të shprehet me dekret për shkarkimin e ministrit aktual Ditmir Bushati dhe emërimin në këtë post të kryeministrit Rama. Sipas afatit kushtetues, 7 ditor, kreu i shtetit ka afat deri ditën e hënë, 21 janar.
Diskutime rreth kësaj post