Në takim me Nunciaturën Apostolike në Shqipëri, për të bashkëndarë Mesazhin e Papa Franceskut për Ditën Botërore të Paqes 2019, Presidenti ilir Meta nuk i ka shpëtuar pyetjes së gazetarëve nëse do e dekretojë apo jo, kryeministrin Edi Rama, në postin e Ministrit të Jashtëm.
Por me përgjigjen e tij Meta nuk ka thënë as “po” as “jo”.
“Kushtetuta është e para” – i është përgjigjur Meta gazetarëve, duke mos dashur të bëjë më shumë komente mbi këtë cështje.
Ndëkohë afatit të caktuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Meta iu përgjigj po me pyetje duke ironizuar se “kush eshte Balla?”. /albeu
Diskutime rreth kësaj post