Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini e dekretuar nga presidenti dhe në pritje të votimit nga parlamenti, doli paraditen e sotme në një konference për mediat. Ajo u bëri thirrje studentëve të mos bllokojnë punën e sekretarive mësimore. Kujtojmë se paraditen e sotme, studentët që janë ngujuar tek fakulteti i Ekonomisë nuk lejuan administratën të hynte brenda, duke pezulluar punën.
Besa Shahini: Është e rëndësishme dhe i bëj ftesë universiteteve, por edhe studentëve që janë nëpër këto fakultete duke protestuar që të mundësojnë punën e sekretarive dhe të mundësojnë sot pjesëmarrjen e personave nga ministria e Arsimit që të mund t’ju asistojnë ju me pyetjet që ju keni.
Në rastet kur sekretaritë nuk funksionojnë, ne nuk e marrim informacionin e duhur për listat e studentëve që janë përfitues të bursave, që janë përfitues të përjashtimeve nga tarifat dhe kjo e vonon procesin.
Sekretaritë që janë të bllokuara po e pengojnë procesin për të zgjidhur çështjet që janë pa zgjidhur për të përfunduar zbatimi i VKM për tarifat.
Edhe njëherë bëj festë studentët që po bllokojnë sekretaritë të mundësojnë funksionimin e tyre, sepse është e rëndësishme të zbatojmë pjesë të VKM që kanë të bëjnë me tarifat.
Diskutime rreth kësaj post