Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një dalje për mediat hodhi akuza të forta drejt shefit të qeverisë, që sipas saj, ky i fundit duhet të ishte në pranga për fshehje pasurie.
Deklarata:
“Shqiptarët do të shohin sot në parlament një qeveri të kalbëzuar, ku shefi i saj duhet të ishte në pranga për fshehje pasurie. Ai nuk ka justifikuar vilën super luksoze në Surrel dhe ka përdorur gruan.Të gjithë e mbajnë mend deklaratën e kryeministrit që oxhaku nuk i përkiste atij. PD po provon sot me dokumente zyrtare që po përpiqet për të fshehur pasurin e tij dhe jetën prej sheiku duke zhvatur popullin shqiptar.
Kryeministri jo vetëm gënjen për të fshehur pasurinë e tij, por ka urdhëruar që edhe tatimet të qëndrojë larg nga studioja ku punon. Ka ardhur koha, që Rama të japë llogari para drejtësisë dhe para shqiptarëve”, tha mes tjerash ajo. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post