Hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri raportohet se janë shtyrë përsëri. Sipas informacioneve afati i këtyre hetimeve është shtyrë me të paktën tre muaj.
Kujtojmë se kjo është hera e tretë që shtyhen hetimet për ish-ministrin e brendshëm, duke qenë se prokuroria nuk arrin dot të grumbullojë provat e nevojshme.
Letërporositë e dërguara në prokurorinë e Katanias dhe një tjetër në Malin e Zi, nuk janë kthyer dhe kjo ka bërë që të kërkohet shtyrja e hetimeve.
Nga ana tjetër vetë ish-ministri në një dalje të tij publike pak kohë më parë ka kërkuar nga Prokuroria përfundimin sa më parë të hetimeve, madje duke shtuar dhe numrin e prokurorëv të çështjes. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post