Dorëzimi i Klement Balilit në policinë shqiptare ishte kryefjala në vend por jo vetëm, pasi për të shkruan edhe mediat prestigjoze ndërkombëtare.
Ndërkohë është caktuar pas shortit në Krimet e Rënda edhe gjyqtarja e cila do të shqyrtojë çështjen.
Bëhet fjalë për gjyqtaren, Miljana Muça ndërsa seanca e parë pritet të kryhet nesër.
Mbi Balili pritet të rëndojnë katër akuza të forta të cilat janë:
”Trafikimi i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale” .
Kujtojmë se pak ditë më parë për Balilin ka mbërritur dhe një letërporosi nga Greqia, ku pritet që të ketë prova të reja për implikimin e tij në trafikun e drogës. /albeu
Diskutime rreth kësaj post