Mbrëmjen e djeshme është publikuar momenti i dorëzimit të Klement Balilit nga Opinion. Klement Balili ka shkuar me një makinë fuoristradë në një zonë të pabanuar mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa një makinë tjetër e ndiqte nga pas. Pasi një person ka zbritur nga makina, mjeti i Balilit ka shkuar disa metra më tutje ku e priste Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Velia me dy efektivë të tjerë. Pikërisht me atë makinë Klement Balili ka ardhur në Tiranë.
Balili u vetëdorëzua dje në orën 8:45 mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij Rigers Balili. Klement Balili u dërgua në ambjentet e Komisariatit Nr.6, ku pas marrjes në pyetje u dërgua në Drejtorinë e policisë së Tiranës.
Video:
Diskutime rreth kësaj post