Moderatorja e njohur Hygerta Sako ka publikuar në rrjete sociale një foto të vjetër të fëmijërisë së saj.
Në këtë foto ajo shfaqet më flokë të shkurtër dhe duket se buzëqeshjen e njëjtë e ka ruajtur edhe sot. Krahas fotos në rrjete sociale ajo shkruan:
“1 shtator 1983 dita e parë e klasës së parë. Flokët sikur m`i kanë prerë me tas, fustani me copën që kishte tepruar nga perdet (edhe pse qëndisur mjeshtërisht nga motra) dhe duke përqafuar lulen e duke buzëqeshur gjasme se kështu më tha xhaxhi fotografi. E megjithatë, edhe pse të varfër, më ka marrë malli për atë fëmijëri të pastër e të vërtetë”,-përfundon Hygerta në rrjete sociale.
Diskutime rreth kësaj post