Më në fund, Kuvendi i Maqedonisë i ka bërë dy të tretat e votave për të miratuar ndryshimet kushtetuese, të cilat burojnë nga Marrëveshja e Prespës.
Pak minuta më parë, këto ndryshime u miratuan me 81 vota duke i hapur kështu rrugën zbatimit të marrëveshjes.
Deputetët e opozitës maqedonase VMRO, nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme për ndryshimet kushtetuese, të cilët kanë thënë se nuk duan t’i japin legjitimitet ndryshimit të Kushtetutës së vendit.
Sipas ndryshimeve kushtetuese, emri i ri i shtetit do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.
Diskutime rreth kësaj post