Endri Shabani një aktivist i njohur i lëvizjeve civile, ka reaguar pas ngjarjes së pa precendent që ndodhi sot në fakultetet e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, ku policia ndërhyri me dhunë për të ndërprerë protestën e studentëve.
Shabani i bën thirrje pedagogëve, dekanëve e rektorëve por mbi të gjitha prindërve, që tu dalin zot studentëve që po dhunohen si të ishim në një shtet totalitar.
Reagimi i plotëi aktivistit Endri Shabani
Realisht si guxon ne mes te Evropes, ne 2019 te fusesh policet te rrahin studentet ne klasat e tyre?!
Ke vite qe i rreh protestuesit, djem, vajza, burra, e gra, ne rajone policie apo sheshe. Por sot guxove t’i rrahesh brenda universitetit, ne klasat e tyre.
A ka mbetur me me nje vend i shenjte ku ti nuk mund te guxosh te futesh me police?
Kjo mund te ndodh Korene e Veriut, ne Bangladeshin e viteve 70, ne regjimin e Gadafit apo te Enver Hoxhes. Por nuk mund te lejojme te ndodhe ne mes te Evropes.
Une refuzoj te pranoj si normale qe policia te rrahe studentet neper klasat e tyre, vetem sepse protestojne kunder ligjit tend, te cilin vete ti po e shkel me te dyja kembet duke futur policine.
Dhe une pyes:
A kane rektore keto universitete?
A kane me dekane keto fakultete?
A kane me pedagoge keto auditore?
A ka me Avokat Populli ne kete vend?
A ka President ky shtet?
A ka me deputete qe perfaqesojne popullin?
Dhe e fundit: A ka me prinder ne kete shoqeri?
Ku jeni?! Cfare po beni nderkohe qe femijet rrihen, fyhen the poshterohen nga police qe paguhen me parate tuaja?!
Diskutime rreth kësaj post