Presidenti Meta e ka konfirmuar se Gent Cakajn e rrëzoi për shkak të sipas kreut të shtetit, emërimi i tij cënonte integritetin territorial të Kosovës.
Meta ka hedhur një mesazh të shkurtër në Facebook duke konfirmuar kështu edhe zërat se rrëzimi i Cakajt erdhi pikërisht për faktin se ishte projekt i një dorë personazhesh që mbështesin ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, shkruan Meta në Facebook duke u përpjekur që ta kthejë pse jo në një kapital politik debatin e sapo nisur me Ramën dhe Baton Haxhiun në Kosovë.
Diskutime rreth kësaj post