Kur pritej dekretimi i tij, presidenti Ilir Meta ka refuzuar emërimin e Gent Cakajt si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, për të zëvendësuar kështu Ditmir Bushatin.
I ashpër ka qenë reagimi i deputetit të PD-së Klevis Balliun lidhur me Gent Cakajn. Ai e quan tradhtar të kombit shqiptar.
Ai e quan akt patriotik veprimin e Metës.
Postimi i plotë
Një skllav i Serbisë nuk mund të jetë Ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Gent Cakaj është një tradhtar i kombit shqiptar.
Një akt patriotik nga Presidenti Meta, i mbështetur në Kushtetutë dhe në ligj mosdekretimi i tij.
Genti Cakaj nuk mund të dekretohej si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, pasi linja që Cakaj përfaqëson është linja e tradhtisë kombëtare që do të shesë veriun e Kosovës.
Ëndrra e Edi Ramës për të shkatërruar Kosovën duke i dhënë pasuritë e shqiptarëve të Kosovës padronëve të tij në Serbi duhet shkatërruar me çdo kusht
Diskutime rreth kësaj post