Studentët vijojnë me protestën e tyre për plotësimin e 9-të pikave të kërkesës drejtuar qeverisë. Ata sot kanë vendosur që të protestojnë paqësisht në fakultetet përkatëse, mënyrë kjo për të shprehur indinjatën ndaj kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit të cilët sipas tyre kanë thënë vetëm fjalë bosh dhe asgjë konkrete.
Studentët e FSHN-së u shprehën se edhe pedagogët dhe dekani i këtij fakulteti janë në mbështetje të tyre.
“Kryeministri ynë do të na përçajë duke na quajtur pengmarrës. Ne pengmarrës!? Nuk e di pse po zgjaten vendimet për plotësimin e kërkesave tona pasi në kohën që ato të plotësohen ne do të ndalojmë protestat, dhe nuk do të jemi më “pengmarrës” ” – u shpreh një student tjetër i po këtij fakulteti për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post