Shqipëria do të mbetet ende nën pushtetin e borës dhe temperaturave të ulta. Sinoptikanët thonë se ajri i ftohtë me origjinë skandinave, nga veriu i Europës, që goditi Ballkanin dhe vendin tonë, do të vazhdojë të jetë aktiv edhe të enjten.
Për shkak të kësaj situate klimaterike, reshjet e dëborës do të jenë intensive në pjesën më të madhe të territorit. Vetëm në zonën perëndimore do të ketë reshje shiu.
Të enjten në mëngjes temperaturat gjithsesi do të jenë më të larta sesa ishin ditën e mërkurë , por gjithsesi do të jetë ftohtë.
Në zonat malore temperaturat do luhaten -3 deri 3 gradë celsius, në zonat e ulëta 3 deri 9 gradë dhe në bregdet temperaturat do të luhaten nga 4 deri 12 gradë celsius.
Të premten reshjet e borës do të humbin intesitetin duke mbetur të paktën në lindje të vendit.
Në fundjavë do të ketë ndërprerje të përkohshme të reshjeve por temperaturat do të bien sërish ku në zonat malore ato dot arrijnë në -12 gradë celcius.
Diskutime rreth kësaj post