Reshjet e dëborës kanë ‘pushtuar’ Gjirokastrën. Çatitë e shtëpive, makinat dhe rrugët janë bllokuar nga bora. Këto foto nga LSA tregojnë edhe më qartë situatën.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes në njoftim për mediat ka bërë me dije se janë kontaktuar të gjithë prefektuarat për organizimin e shtabeve të emergjencave për përballimin e situatës.
“Janë kontaktuar të gjithë prefektuarat dhe rezulton se janë organizuar dhe funksionojnë shtabet e emergjencave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Më tej raportohet se prefekturat me problematike me prezence të shtuar dëbore dhe vështirësi në rrugë janë, Korça, Gjirokastra, Shkodra/ Bashkia Pukë, Dibra dhe Kukësi.
“Në akset kryesore nacionale nuk ka bllokim rrugësh, ndonëse disa janë të detyrueshme të lëvizin me zinxhirë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila shton se është në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetin Rrugor, Policinë e Shtetit dhe prefekturat dhe te gjitha institucionet.
Diskutime rreth kësaj post