Ndodh në platformën e madhe të shitjeve dhe blerjeve Ebay. Një monedhë dy euroshe është nxjerrë në shitje kundrejt një çmimi marramendës prej 80 000 euro.
Shitësi thotë se i ka vendosur këtë çmim pasi sipas tij është monedha më e vogël që ka të stampuar mbi të gërmën “s”, shkruan Albeu.com.
Monedha ka një mozaik nga Greqia e lashtë, por sipas shitësit nuk është kjo e veçanta përse ai kërkon një çmim të tillë për të, por fakti se ka një “s” tepër, ndryshe nga monedhat e tjera të Bashkimit Europian. /albeu
Diskutime rreth kësaj post