Komentatori sportiv Dritan Shakohoxha së fundmi ka dalë në një deklaratë të fortë për kompanitë e basteve ku thotë se gjithçka vijon normalisht në disa prej tyre.
Sipas Shakohoxhës kudo ku luhej bixhoz deri në 31 dhjetor vazhdon të luhet edhe sot.
“Lokalet ku viheshin baste vetëm sa kanë hequr tabelat dhe vazhdojnë punën si më parë.
Luhet njësoj si më parë. Kanë hyrë kompani ruse të fuqishme në tregun shqiptar. Kanë bërë faqet e tyre në shqip”, deklaroi Shakohoxha, në “Top ShoW”.
Kujtojmë se denoncime të shumta kanë bërë edhe qytetarët, ku japin me ore datë dhe emer kompanie bastësh që funksionojnë edhe pas datës 1 Janar. /albeu
Diskutime rreth kësaj post