Protesta e studentëve duket se ka marrë goditjen finale këtë të martë, 8 janar 2018. Një pjesë e studentëve në disa Fakultete në Tiranë dhe rrethe u janë kthyer auditoreve. Duket se i ftohti, por edhe afrimi i sezonit të provimeve, kanë qenë vendimtarë në zbehjen e vrullit të tyre pas festave.
Oborri i Kryeministrisë është bosh, mbetet për tu parë në orët në vijim se çfarë do të ndodhë.
09:44 Studentët e Arkitekturës do të kenë një takim me pedagogët për ti kërkuar Dekanit garanci që nuk do të penalizohet asnjë nga studentët që protestojnë.
Ora 09:39 Raportohet se në Fakultetin e Juridikut studentët janë futur në mësim.
Ora 09:38 Studentët tek Ekonomiku zhvillojnë mbledhje për vijimin e protestës. Disa studentë kanë kërkuar të futen në mësim, por nuk janë lejuar.
Ora 09:10 Studentët e Politeknikut kanë zhvilluar një orë mësimi këtë të martë dhe më tej janë shpërndarë pasi nuk ka pasur pjesmarrje të madhe të tyre.
Nuk dihet nëse do të vijojë të bëhet mësim apo studentët do të mblidhen për të protestuar. Edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës raportohet se ka nisur mësimi në disa klasa me pak studentë.
Diskutime rreth kësaj post