Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë janë padyshim kryefjala e diskutimeve në këto ditë.
Reshje dëbore, shiu, ngrica dhe erë e fortë, kanë qenë të pranishme në çdo qytet të vendit.
Por çfarë pritet të ndodhë në ditët e ardhshme?
Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në Report Tv, meteorologia Adiola Bami tha se dita më e ftohtë e muajit do të jetë e marta, ndërsa nga e mërkura pritet të ketë një rritje të temperaturave.
“E marta do jete dita me e ftohte. Vlerat e temperaturave do të variojnë deri -13 gradë C në zonat malore, mesdita do ketë rritje të lehtë të temperaturave. Dita më e ftohtë do të jetë e marta, nga e mërkura do ketë rritje të temperaturave me 2-3 gradë C. Vlera më e ulët do të jetë -7 gradë në Ersekë. Ndërsa e shtuna do të sjellë sërish rënie të temperaturave. Peshkopia dhe Erseka do jene zonat më të ftohta”.
Diskutime rreth kësaj post