Deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se më 9 janar Parlamenti në Shkup fillon procedurat finale për ndryshimet kushtetuese në përputhjeje me Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit duke e konsideruar ketë si një ditë historike.
Përmes një postimi në Facebook, Shehu shprehet se miratimi i këtyre ndryshimeve i hap rrugë automatikisht anëtarësimit në NATO dhe përshpejtimit të integrimit evropian të Maqedonisë, ndërsa faktori shqiptar në këtë shtet ka qenë në ballë të kësaj lufte të gjatë e të vështirë drejt Perëndimit.
Statusi i plotë:
Dita historike per popullin maqedonas eshte shume afer!
Me 9 janar Parlamenti ne Shkup fillon procedura finale per ndryshimet kushtetuese ne perputheje me Mareveshjen me Greqine.
Miratimi i ketyre ndryshimeve i hap rruge automatikisht antaresimit ne NATO dhe pershpejtimit te integrimit europian te atij vendi.
Nje ngjarje madhore kjo edhe per te gjithe Rajonin, perkatesine perendimore, stabilitetin e zhvillimin e tij.
Si e tille, duke rene ndesh me interesat e atyre, qe kane reminishenca Lindore per Ballkanin Perendimor, perballet dhe me shume pengesa e veshtiresi, te krijuara nga brenda e jashte atij vendi.
Eshte per te na bere krenar fakti qe deri me tashti roli i faktorit shqiptar aty, partite e tij politike, kane qene ne balle te kesaj lufte te gjate e te veshtire drejt Perendimit, impenjimi i tyre ka qene shpesh vendimtar.
Pa asnje dyshim edhe ne kete proces perfunditar parlamentar, qe do te zhvillohet javen e ardheshme do te spikasin te njejtat aspirata e vullnete, pa te cilat nuk mund te arrihet suksesi i shume deshiruar.
Diskutime rreth kësaj post