Një fermer nga Gjakova e Kosovës ka zgjedhur një emër ndryshe për t’a quajtur ujkun e tij të zbutur. Trump quhet një prej ujqve që rrit në fermën e tij, referuar presidentit aktual të SHBA, Donald Trump.
Në një prononcim për gazetën ‘Blic’ në Zvicër, fermeri Hysni Rexhaj shprehet se këtë emër e ka përzgjedhur për faktin se Amerika, siç thotë ai, ka bërë shumë për Kosovën.
“Ia kam kushtuar Amerikës se ky vend ka bërë për ne shumë, prandaj i kam vënë emrin Trump. Kanë veti të njëjta dhe është shumë i bukur”, shprehet fermeri.
Video:
Diskutime rreth kësaj post