Këngëtarja Eneda Tarifa publikoi pak ditë më parë këngën e saj më të re ‘Nuk ia vlen’. Që pas publikimit u përfol se ishte një dedikim i saj për bashkëshortin. E ftuar në emisionin “Trokit”, Eneda ka zbuluar prapaskenat e këngës.
Ajo u shpreh se teksti është shkruar nga Fifi dhe nuk ka asnjë lidhje me bashkëshortin e saj.
Këngëtarja u shpreh:
E ka shkruar Fifi. Unë jam e penalizuar të bëj këngë të ndjera, se do bëjnë lidhje portalet. Këngët s’janë gjithmonë personale.
E lodhur dhe e mërzitur nga lakimi i emrit të saj në mediat online, këngëtarja i ka bërë një kërkesë live kryeministrit Edi Rama.
Eneda shtoi:
Realisht jam shumë dakord, nëse ka ndonjë ligj më të mirë për të bërë kryeministri është ligji kundër shpifjes.
Diskutime rreth kësaj post