Ashtu siç kishin paralajmëruar, studentët pritet të riorganizohen serish dhe të protestojnë para kryeministrisë.
Të rinjtë kanë njoftuar se do t’i rikthehen protestës më 7 janar, pas ndërprerjes së saj për shkak të festave të fundvitit dhe largimi i pjesës më të madhe pranë familjarëve në rrethe
Siç sqarohet edhe në posterin që po qarkullon prej disa orësh në rrjetet sociale, studentët do të mblidhen pranë universiteteve përkatëse në orën 09.30 dhe në orën 10.00 do të nisë marshimi drejt kryeministrisë.
Studentët protestojnë për plotësimin e tetë pikave të listës së tyre që kanë të bëjnë kryesisht me uljen e tarifave dhe kushtet në konvikte.
Diskutime rreth kësaj post