Këngëtarja e njohur Tuna u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të Tianit, në maj të vitit 2017. Ardhja e fëmijës, sigurisht ka ndryshuar jetën e këngëtares dhe bashkëshortit të saj.
Duke folur për shtatzëninë, në një intervistë për “Mirage”, Tuna u shpreh se do ketë kujdes në shtatzëninë e dytë lidhur me çështjen mediatike. Kaq është dashur që sot nëpër media të përflitet se këngëtarja është shtatzënë për herë të dytë.
“Duke pasur parasysh që lidhja jonë nuk ka qenë ndër lidhjet e gjata, kemi qenë të dy të shokuar, jo shumë të gatshëm prej krejt asaj që pëson, megjithatë të dy e kemi dashur këtë gjë, të dy e kemi menaxhuar kohën. Nuk mendoj se e kemi menaxhuar më së miri çështjen mediatike, se ishte edhe shtatzënia e parë, në të dytën mëson njeriu prej gabimeve”, u shpreh Tuname simpati.
Video:
Diskutime rreth kësaj post