Pas kalimit të festave pranë familjeve në Shqipëri, një pjesë e mirë e emigrantëve kanë nisur të largohen drejt vendeve fqinjeve.
Edhe sot në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës është vënë re një numër shumë i madh mjetesh dhe qytetarësh, të cilët janë detyruar që të presin në radhë në mes të të ftohtit.
Shumë prej udhëtarëve shprehen se kanë nga dy orë që qëndrojnë në radhë. Pala greke ka kthyer pas makinat që nuk janë të pajisura me zinxhirë, pasi sipas tyre rrezikojnë të përfshihen në aksidente. Në kufi sot po punohet me pesë sportele.
Po ashtu një numër të lartë qytetarësh që kanë dalë nga vendi rezulton dhe në Kapshticë:
Për datën 02.01.2019:
Hyrje e shtetasve shqiptarë dhe të huaj 2917.
Dalje e shtetasve shqiptarë dhe të huaj 5761.
Diskutime rreth kësaj post